
|
Albin Kurti ėshtė aktivist i padhunshėm. Ai ėshtė njėri nga udhėheqėsit e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e cila kėrkon qė statusi i Kosovės tė zgjidhet me referendum, si mjet pėr ushtrimin e sė drejtės pėr vetėvendosje. Ai kundėrshton procesin aktual politik duke argumentuar se ai shkon drejt kompromisit nė kundėrshtim me vullnetin e popullit tė Kosovės pėr liri dhe shkėputje nga Serbia. Ai po ashtu konsideron se misioni i OKB-sė nė Kosovė duhet ta caktojė datėn e largimit tė tij pėr t'i krijuar kėshtu kushtet e zhvillimit tė demokracisė sė mirėfilltė. Albini ėshtė arrestuar mė 10 shkurt, menjėherė pas demonstratės nė tė cilėn policia e OKB-sė pėrdori plumbat kundėr demonstruesve tė padhunshėm, me ērast i vrau dy persona dhe lėndoi mbi 80 tė tjerė. Prokurori ndėrkombėtar raportoi se vrasjet e 10 shkurtit ishin vepėr penale e kryer nga njėsiti special policor i Rumanisė, dhe se operacioni policor ishte karakterizuar me shkėputje tė zinxhirit komandues dhe urdhėra tė dykuptimta. Askush nuk ėshtė ndjekur penalisht pėr kėto krime dhe UNMIK-u i lejoi policėt rumun ta lėshojnė Kosovėn. Albin Kurti ėshtė transferuar nė arrest shtėpiak mė 13 korrik 2007. Gjykimi i tij filloi mė 19 shtator, por gjykatėsi refuzoi t'ia lejojė Albinit fjalėn nė gjykatė pėr ta shpjeguar pse e refuzon trupin gjykues. Gjashtė gazeta tė Kosovės e publikuan nė tėrėsi fjalėn e ndaluar tė cilėn Albinit iu ndalua ta thotė. Gjykimi tash pret njė vendim tjetėr. Albin Kurti ėshtė i burgosur politik i OKB-sė. Ai po gjykohet nga gjykatės ndėrkombėtar tė emėruar drejtpėrdrejt nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm i OKB-sė nė Kosovė dhe paraburgosja e tij e pafund ia mundėson OKB-sė ta pengojnė organizimin e papajtueshmėrisė publike tė padhunshme dhe demonstratave masive. Kėta gjykatės dhe prokurorė ndėrkombėtar kanė imunitet nga ligji ndaj tė cilit i nėnshtrojnė tė tjerėt. Pėr mė tepėr, gjykatėsit dhe prokurorėt ndėrkombėtar i marrin vetėm rastet e krimeve tė luftės apo ato me motive etnike, dhe Albin Kurti nuk i takon asnjėrės prej kėtyre kategorive! Ju ftojmė qė t'i trajtoni me kujdes informatat e dhėna nė kėtė faqe dhe ta ndihmoni fushatėn tonė pėr LIRIMIN E ALBIN KURTIT! |
|
Free Albin Kurti Burimi mė i kompletuar lidhur me rastin e Albin Kurtit, aktivist politik paqėsor i persekutuar padrejtėsisht nga administrata e UNMIK-ut. Njė paraqitje e dėshtimit e UNMIK-ut tė zbatojė drejtėsinė dhe tė mbrojtė drejtat e njeriut nė Kosovė |
|
"Ne nuk duhet ta meritojmė lirinė. Me vetė ekzistencėn tonė kemi tė drejtė tė jemi tė lirė" - Albin Kurtin |
|
Dua qė ta falenderoj prokuroren qė mė ka akuzuar pėr "Thirrje pėr Rezistencė". Rezistenca ėshtė fjala e dytė mė e dashur e imja. Nėse ka diēka qė e ka lėvizur pėrpara llojin njerėzor dhe shoqėrinė pėrgjatė historisė, atėherė kjo ėshtė pikėrisht rezistenca dhe thirrja pėr tė. Albin Kurti 6 korrik 2007 |